23:30 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Njeriu më i pasur në botë dhuron 100 milionë dollarë për të ushqyer njerëzit në nevojë gjatë COVID-19

Jeff Bezos dhe ndërmarrja e tij kanë bërë shumë për të luftuar problemet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, por tani pronari i Amazon po përdor pasurinë e tij për të luftuar problemin e urisë.

Bezos njoftoi se ai po dërgon një shumë prej 100 milionë dollarësh për organizatën jofitimprurëse ‘Feeding America’ për të ndihmuar në rimbushjen e rrjetit të saj kombëtar të bankave ushqimore me qëllim që të furnizohen me ushqim ato familje të panumërta që kanë nevojë, transmeton Indeksonline.

Jeff thotë se pasiguria ushqimore është një problem i madh në SHBA edhe gjatë kohërave të zakonshme, por COVID-19 po e forcon këtë në mënyrë të konsiderueshme.

Kjo për shkak se shumë banka ushqimore jofitimprurëse mbështeten në dhurimet e ushqimit të tepërt nga restorantet, dhe tashmë shumë restorante janë mbyllur. 

Bosi i Amazon-it në këtë mënyrë bashkohet me një listë të gjatë të yjeve, atletëve dhe kompanitë që po dhurojnë miliona për të mbështetur përpjekjet e ndihmës gjatë koronavirusit … përfshirë edhe donacionin e Oprah Winfrey që dhurojë 10 milionë dollarë të enjten për të njëjtën kauz./Indeksonline/