13:15 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Njeriu më i pasur në botë humb 7 miliardë dollarë në pak orë

Shefi i “Amazon”, njeriu më i pasur në botë, humbi një pasuri të tërë në vetëm pak orë. “Amazon”-së raportoi të ardhura të cilat zhgënjyen investitorët dhe dërguan aksionet e “Amazon”-a në tatëpjetë me 9%.

Për “Bezos”-in i cili zotëron 57.6 milionë aksione, kjo rënie i shkaktoi 6.9 miliardë dollarë humbje. Pasuria e tij ra në 103.9 miliardë dollarë pas Bill Gatesit, i cili ka një pasuri prej 105.7 miliardë dollarësh.

“Bezos”-i u bë njeriu më i pasur në botë më 2018, duke shkuar deri në 160 miliardë dollarë dhe i dha fund dominimit 24- vjeçar të Gatesit si numri 1.

Të Enjten kompania e tij raportoi 26% rënie të fitimit, rënia e parë që prej 2017-s. “Amazon”-a zbuloi se është duke investuar fuqishëm në infrastrukturë dhe logjistikë për të arritur objektivat e dërgesave 1-ditore të blerësve të “Amazon Prime”.