19:07 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Njeriu me këmbët më të gjata në botë bëhet me këpucë të reja (Video)

Njëzetedyvjeçari Jason Rodriguez nga Venezuela ka numrin e këmbës me numër 68.

Këmba e tij e majtë është e gjatë 40.55 centimetra, ndërsa ajo e djathtë 40.57 centimetra. Kjo, sipas librit Guinness, është këmba më e gjatë një botë, transmeton KosovaPress.

Rodriguez, i cili është i lartë 220 centimetra, këtë javë për herë të parë e ka vizituar personalisht këpucëtarin Georg Vesels, që njëherësh ishte vizita e tij e parë jashtë vendit.

Ai tha se ishte i lumtur që vizitoi Evropën dhe të kthehej në shtëpi me këpucë të reja.