16:21 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Njeriu nuk shikon veten në pasqyre, arsyeja e tij është shumë e veçantë!

40 vjeçari, Stephen Gillatt jeton me një fobi të veçantë.

Ai nuk shikon asnjëherë veten në pasqyre.

Frika ndaj pasqyrave filloi katër vite më parë, kur ai kishte një problem të vogël mental. Në fakt nuk është pasqyra nga çfarë ka ai frikë, por reflektimi i tij.

Pra, ai kalon muaj të tërë pa shikuar fare në pasqyrë, sepse ai nuk mund të durojë për të parë fytyrën e tij, transmeton Indeksonline.

Ai mban sytë mbyllur edhe kur shkon për të prerë flokët, duke ecur para dritareve të mëdha në lokale ai përjeton një makth të vërtetë dhe ndjehet shumë pakëndshëm.

 “Unë rrallë herë kam shikuar veten time në pasqyrë,  kur kam diçka pyes gruan apo vajzën se si dukem. Ato janë shumë të ndershme dhe më përgjigjen”, tha ai.

Ai shtoi se kur sheh veten në pasqyrë sheh dështimet et ij si burrë, si bashkëshort, baba, vëlla dhe mik.

“Shoh mungesat e mia. Si i kam lënduar njerëzit, si i kam lënë ata poshtë dhe mërzitem e urrej veten për këtë gjë”, shtoi ai./Indeksonline/