16:40 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

“Njeriut Spider-Man” i ndalohet të ngjisë ndërtesat në Britani

Alain Robert, i njohur si “Njeriu Spider-Man” tash e tutje nuk ka të drejt të ngjitet në ndonjë ndërtesë në Britani të Madhe.

Ky ndalim ndodhi pasi që Alain u ngjit në njërën nga ndërtesat më të mëdha të Londrës në mënyrë ilegale dhe pa asnjë pajisje sigurie, transmeton Indeksonline.

56 vjeçari u arrestua menjëherë pasi që ngjiti ndërtesën 202 metra të gjatë. Në gjykatë ai u dënua me 20 javë burgim, 5500 dollarë dhe ju ndalua që të ngjiste ndërtesa në Britani të Madhe.

Rober ishte arrestuar edhe në të kaluarën në vitin 2009./Indeksonline/