13:34 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vetura ndeshet me murin e ndërtesës në kryeqytet

Nuk ka pasur të lënduar, derisa një makinë ka pësuar dëmtime materiale pas një aksidenti të ndodhur sot në Prishtinë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Në fotografitë e siguruara, shihet se makina ka përfunduar nën shkallët e një ndërtese që ishte aty afër.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.