10:02 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Njësia Speciale në gjendje gatishmërie

Forca të shumta të Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë mësyrë Veriun e Kosovës. Ata janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në rast që paraqitet nevoja.

Njësia Speciale ka ndezur edhe makinat e saja të blinduara për të realizuar planin e tyre operativ, raporton Indeksonline.

Indeksonline ka tentuar të marr një deklaratë zyrtare nga drejtuesit e Policisë së Kosovës, mirëpo të njëjtit kanë refuzuar të deklarohen në këtë kohë.

Ndryshe sot është paralajmëruar një vizitë e dy ministrave serb në këtë pjesë, Marko Gjuriq dhe Nebojsha Stefanoviq./Indeksonline/