22:01 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / OSH

Njësia Speciale dhe Policia ia “zënë derën” diskotekës Balles!

Njësia Speciale dhe Policia e Kosovës sonte e kanë “bllokuar” diskotekën “Balles” në Arbëri, në komunën e Prishtinës.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Njësia Speciale dhe Policia kanë arritur në Balles pak minuta para se të përfundonte orari që iu lejohet lokaleve të operojnë.

Para orës 22:00 ata kanë zbarkuar para diskotekës Balles në mënyrë që të respektohen masat anticovid të vëna nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo është hera e dytë që Policia e Kosovës dhe Njësia Speciale kanë larguar qytetarët nga kjo diskotekë, pas orës 22:00.

I njëjti rast ka ndodhur edhe të shtunën e kaluar.

Kujtojmë se me vendim të MSH-së, gastronomisë iu lejohet të punojnë deri në ora 22:00 ndërsa pas kësaj vetëm shërbimi “merr me vete”.

Kurse, ora policore është larguar nga të gjitha komunat./IndeksOnline/