18:16 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Njësia Speciale e Rusisë blindon Tiranën, për shkak se shkon ky person (Foto)

Kirill, patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, pritet që të zbresë në aeroportin e “Rinasit” në Tiranë, ditën e shtunë nën masa të forta sigurie.

Raportohet se së bashku me të nga Rusia do udhëtojnë edhe Njësia Speciale ruse, që do garantojnë sigurinë e tij. Të njëjtit janë pjesë e stafit të sigurisë së Kirill në çdo vend të botës që ai viziton, transmeton Indeksonline

Ndryshe, Kirill për nga rëndësia konsiderohet në rang të barabartë me krerët botërorë të feve si Papa i Romës, apo Patriarku i Stambollit, dhe nisur nga kjo situatë dhe shërbimet e sigurisë në Shqipëri kanë marrë një sërë masash për të parandaluar çdo ngjarje të pakëndshme, gjatë vizitës tre ditore të Kirill në Shqipëri.

Vlen të theksohet se shërbimet e inteligjencës shqiptarë kanë marrë një sërë masash, edhe në qytetin e Beratit, ku në datën 28 prill në orën 18:00 në ambjentet e pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani”, do zhvillohet një koncert, ku do performojë korri Sinodal i Moskës.