11:52 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Njësitë e shpëtimit në Malishevë shpëtuan qenin e mbërthyer në rrethojën e oborrit

Ekipet e njësisë së intervenimit dhe shpëtimit në Malishevë, sot në mëngjes, kanë kryer një intervenim për shpëtimin e një qeni, i cili mbërthyer keq në rrethojën e oborrit në fshatin Carrallukë. Kjo njësi ka intervenuar me kërkesën e një qytetari dhe ekipet e specializuara, kanë arritur ta shpëtojnë qenin.

“Ky veprim i njësisë, është jo vetëm një intervenim dhe detyrim, por një gjest shumë njerëzor në raport me kafshën, përkatësisht qenin, i cili kishte mbetur në rrethojën e oborrit”thuhet në komunikatnë për media.

Përndryshe, njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, bazuar edhe në raportin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, gjatë kësaj jave kanë ndërhyrë në 39 intervenime të ndryshme, e këtyre intervenimeve, sot ju shtua edhe ky shpëtim i qenit, që tek ne, intervenimet në shpëtimin e kafshëve janë më të rralla.