Njihuni më Hammerin e ri, është elektrik dhe me 1000 kuaj fuqi

GMC Hummer i ri ka ardhur në një version të ri. Hummeri legjendar tani është provuar në model elektrik dhe me 1000 kuaj fuqi. Hummer i ngjan një Jeep Gladiator, vetëm pa mundësinë e rrëzimit të xhamit të përparmë.
Automjeti është i pajisur si standard me një të veçantë, 35-inç Goodyear ërangler All Territory MT dhe është në gjendje të kapërcejë një pengesë uji me një thellësi prej 610 mm.

Klientët gjithashtu do të kenë akses në versionin e fundit të sistemit të drejtimit gjysmë-autonom Super Cruise, i cili lejon shoferin të heqë duart nga timoni në mbi 320,000 km autostrada të përputhshme në të gjithë SHBA dhe Kanada për të cilat është krijuar kjo teknologji.
Automjeti është mundësuar nga tre motorë elektrikë me një fuqi totale të kombinuar prej 1,014 kf (746 kw), ndërsa çift rrotullimi maksimal është deri në 15,592 Nm.
Falë këtyre specifikimeve, Hummer është në gjendje të përshpejtojë nga 0-60 milje në orë (0-96 km / orë) në rreth 3 sekonda.
Me bateri të plota, automjeti mund të kalojë mbi 350 milje (563 km) përpara se të ndalet për karikim, shkruan Indeksonline.
Ndër veçoritë e tjera, vlen të përmendet një sistem i veçantë drejtimi me të gjitha rrotat, i quajtur Crabwalk, i cili lejon që rrotat e përparme dhe të pasme të kthehen në të njëjtin drejtim, në të njëjtin kënd dhe të lëvizin automjetin në mënyrë diagonale me shpejtësi të ulët, për të zotëruar më lehtë pengesat në terren të vështirë.

Përveç kësaj, Hummer është i pajisur me një pezullim ajri adaptiv, me të cilin makina mund të ngrihet deri në 150 mm nëse është e nevojshme.
GMC Hummer i ri do të dalë në shitje në 2021, me paketën Edition 1, me një çmim prej 112,595 dollarë./Indeksonline/