20:44 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Njihuni me historinë e dashurisë mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës

Që kur lidhja e tyre u bë publike në media, Klea dhe Elgiti u kthyen në një nga çiftet më të dashur dhe më të komentuar. Ata ishin të ftuar pasditen e sotme te “Rudina” ku treguan për herë të parë si nisi historia e tyre e dashurisë.

“Unë kisha dëshirë t’i bëja një këngë Kleas kur ishim në fakultet, por nuk u realizuar atëherë. Më vonë djemtë Alar Band më thanë që do bëjnë një këngë me Klean”, nisi rrëfimin Elgiti.

“Pastaj bëri filmat e vetë në kokë derisa shkova unë aty”, tha Klea .

“I tregova Kleas këngën dhe duke punuar këngën filluam të njihemi më shumë”, tregoi Elgiti.

“Kënga ‘Amla’ është një himn i dashurisë tonë dhe Elgiti siç duket futi gjithë dashurinë e vetë që ndjente”, u shpreh Klea./