08:37 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / OSH

Njihuni me hotelin e parë në botë ku të lara në ar janë vaskat, pllakat ..e shumë gjësende tjera!

Ky është hoteli i parë në botë i veshur në ar në të gjithë pajisjet dhe aksesorët e tij.

‘Dolce Hanoi’ në kryeqytetin e Vietnamit nevojiti 11 vjet për t’u ndërtuar dhe është i gjithi i larë në flori.

Ai ka një pishinë 70 metra katrorë me pllaka të lara në ar dhe pamje të mahnitshme të qytetit.

Shefat e kuzhinës ‘dekadente’ të hotelit përgatisin bërxolla të florinjta Tomohawk, dhe ëmbëlsira gjithashtu me pluhur ari.

Hoteli 25 katësh me 400-dhoma operohet nga grupi amerikan Wyndham Hotels.

Pajisjet e brendshme hidrosanitare janë të veshura me ar.

Ndërtesa e magjishme ka pamje nga liqeni Giang Vo ndersa modele ‘të florinjta’ vijnë për performanca të rasteve te vecanta.