13:48 / E Martë, 11 Korrik 2023 / LB

Njihuni me maestron e kuzhinës nga Kosova, po promovon recetat në vendet më të bukura

Arsim Kçiku është njëri nga kuzhinierët më IN të momentit. Kuzhinieri nga Kamenica ka plot 17 vitë përvojë në kuzhinë, ndërsa në 11 vitet e fundit punon si shef kuzhine në restaurantet dhe hotelet më të njohura në vend.

Kçiku ka të kryer edhe trajnime ndërkobëtare për kuzhinë në Turqi, ndërsa shkollën e gastronomisë e ka të kryer në Tiranë.

I njohur për prezencën e tij në disa emisione televizive, Arsimi së fundi ka pushtuar rrjetin më iniciativën e tij për përgaditjen e recetave në natyrë.

Duke promovuar lokacionet më të bukura në vend, Kçiku po tregon edhe mjeshtërinë e tij në përgaditjen e ushqimeve të ndryshme dhe tejet speciale.

Aktualisht ai punon si shef i kuzhinës në restaurantin Acorn.