08:22 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Njihuni me makinerinë e re luftarake të SHBA-ve, do të lansohen pasnesër në ditën e Amerikës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të festojnë ditën e tyre pasnesër. Në 4 korrikun e famshëm pritet të lansohen katër lloje të ndryshme të makinerisë ushtarake amerikane.

Lajmin e ka konfirmuar edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. I pari i USA ka thënë se kanë arritur që të prodhojnë avionët luftarakë më të mirë në botë dhe makinerinë më të sofistikuar luftarake, shkruan Indeksonline.

Trump ka veçuar edhe dy llojet e reja të tankeve, Sherman dhe Tanke Abram që sipas tij përbëjnë diçka të veçantë.

Në festën e Amerikës pritet të kalojnë dy mjete Marine MV-22 Ospreys, avioni i ri VH-92 Marine One – i cili ende nuk është në detyrë aktive, një Boeing 747 që shërben si Air Force One, një bombardues B-2, 22 luftëtarë, dy marina F / A-18E dhe dy luftëtarë të përbashkët të luftës të marinës F-35C./Indeksonline/