17:16 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Njihuni me Volvo XC40 hibrid, një tjetër rival i Tesla Model 3

Një vit më parë Volvo shpalli planet për një automjet elektrik. Kjo do të rriste përqindjen e makinave elektrike në 50% krahasuar me shitjet totale të kompanisë. Me sa duket, Volvo XC40 do të udhëheqë rrugën. Përfaqësuesit e markës suedeze kanë njoftuar se varianti tërësisht elektrik i këtij crossover të vogël do të zbulohet para fundit të vitit.

Pa hyrë në detaje për XC40 me zero emetime, Volvo shpalli planet për të pasur makinën e parë elektrike në shitje deri në vitin 2020 në momentin që Tesla Model 3 që rivalizon Polestar 2 u programua për të dalë në rrugë.

Dy modelet do të kenë shumë të përbashkëta pasi të dyja do të jenë të mbështetura në Arkitekturën Modulare Kompakte e kompanisë Lynk&Co e cila është në pronësi të kompanisë mëmë të Volvo, Geely.

Volvo XC40, me çmimin Makina Europiane e Vitit 2018, do të elektrifikohet këtë vit. Makina do të ndjekë gjurmët e versionit T5 Twin Engine që shihni në foto. Ajo kombinon motorin 1.5-litër benzine me motorin elektrik me bateri litium-jon 9.7-kWh, dhe transmetimin automatik me shtatë nivele shpejtësie.

Motori me djegie me tre cilindra prodhon 180 kuaj fuqi dhe punon së bashku me motorin elektrik për të prodhuar output të kombinuar 262 kuaj fuqi.

XC40 plug-in hibride arrin shpejtësinë 100 km/h  për 7.3 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale 205 km/h.

Me vozitje vetëm me karikim elektrik, makina mund të përshkojë deri në 54 kilometra.