21:08 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Njoftimi në rrjetet sociale, kujdes në takimin e parë

Në ditët e sotme të rinjtë janë më se aktiv në rrjetet sociale. Ata madje edhe partnerin pretendojnë ta gjejnë përmes faqeve virtuale. Edhe studimet e fundit e kanë treguar këtë, ku çdo ditë e më shumë preferohen rrjetet sociale për ta njohur dikënd, shkruan Indeksonline.

Mirëpo duhet pasur edhe kujdes të shtuar tek këto njohje. Pasi që nuk kemi informacione të sakta për personin me të cilin chatojmë, e sidomos kujdes duhet pasur tek takimi i parë.

Ju sjellim disa nga këshilla se çfarë duhet të dimë para se të dilni në takim me një person që keni njohur në rrjete sociale.

– Mos dilni në vende të fshehura apo periferike me të
– Mos hipni në makinë me të, veçmas vlenë për gjininë femërore
– Mos u veshni provokative
– Mos jepni shumë informacione rreth adresës së banimit
– Mos u jepni shumë në takimin e parë (mos shkoni në motel)
– Mos rrini gjatë me të
– Njoftojini të afërmit apo ndonjë mik rreth vendodhjes suaj

Këto janë disa nga këshillat të cilat e bëjnë takimin e juaj më të sigurt, pasi që jo shumë rrallë ka pasur edhe përvoja të këqija nga këto lloj takimesh./Indeksonline/