18:40 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Njofton Dumoshi, mbështeten financiarisht 450 projekte kulturore-artistike

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka njoftuar se sot janë publikuar rezultatet preliminare të Thirrjes Publike për ofrimin e mbështetjes financiare për projekte kulturore – artistike për OJQ-të dhe individ për vitin 2020.

Komisioni vlerësuar ka propozuar mbështetjen e 450 projekteve në total prej 1,422,380€ prej të cilave:
– 153 janë projekte të individëve në shumë prej 355,380€, kurse
– 297 janë projekte të OJQ-ve me total prej 1,067,000€
”, shkruan Dumoshi.

Tutje thotë se rezultatet janë preliminare deri në përmbylljen e afatit të ankesave, siç e përcakton legjislacioni në fuqi./Indeksonline/