17:31 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / Blerim

Njohësi i futbollit në vendin tonë – Munishi e bëri Ballkanin më atraktiv e Shkëmbi nuk ka shumë përvojë!

Kanë kaluar pothuajse dy javë që nga shkarkimi i Ismet Munishit nga posti i trajnerit te skuadra e Ballkanit.

E tashmë klubi nga Suhareka ka zyrtarizuar edhe trajnerin e ri, ku kanë firmosur kontratë me teknikun shqiptar, Bledi Shkëmbi, shkruan IndeksOnline

E për të njohur më shumë ecurin se si rrodhi ky ndryshim i papritshëm, dhe se a do të ketë sukses trajneri i ri te Ballkanit, IndeksOnline ka biseduar me njohësin e futbollit në vendin tonë, Ardian Llumnica.

Llumnica thotë se Munishi i dha energji Ballkanit, përdallim nga Blendi që nuk ka përvojë të madhe në zejen e trajnerit, dhe është trajner më i qetë.

“Suksesi i një trajnerit nuk mund të parashihet, po ashtu edhe dështimi eventual. Munishi ka bërë punë të jashtëzakonshme me Ballkanin”, tha fillimisht Llumnica.

“Ballkani nuk ka qenë ndonjë klub me histori dhe Munishi e ka bërë klubin me te fokusuar.

“Shkëmbi është i ri në zejen e trajnerit, por në Kosovë ka lënë përshtypje të mira tek Liria e Prizrenit . Është i etur për sukses, dhe po aq sa i duhet Ballkanit suksesi i duhet edhe vetë Shkëmbit . Lojtarët në Ballkan ka dy vite që janë mësuar me një stil të veçantë motivimi, që e ka unik Munishi, se a do të arrijë Shkëmbi ti motivoj njëjtë mbetet të shihet . Do të mbetet të shihet se si futbollistët do të reagojnë e përformojnë me një trajner tjetër që ka një disiplinë me rigoroze”, përfundoi ai.