18:35 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Njohja e fytyrës, Land Rover mund të ndryshojë muzikën vet nëse jeni i mërzitur

Inxhinierët fantastik të Jaguar-Land Rover po kërkojnë të shkojnë në një tjetër nivel kur bëhet fjalë për softuerin e njohjes së fytyrës.

Dr. Steve Iley, shef i përgjithshëm mjekësor i JLR, thotë se kompania po kërkon të përdorë teknologjinë për të treguar kur shoferët janë të mërzitur ose të parehatshëm, duke lejuar rregullime automatike gjatë vozitjes.

Duket si diçka nga një roman i së ardhmes, por në realitet, njohja e fytyrës ka qenë për shumë kohë në automjetet moderne. Për shembull, Mercedes-Benz prezantoi sisteme të ndjeshmërisë ndaj lodhjes në S-Class dhe E-Class disa vite më parë që mund të alarmojë shoferët kur ata janë shumë të përgjumur për ngasje, shkruan IndeksOnline.

“Ndërsa lëvizim drejt një të ardhmeje autonome, theksi për ne mbetet sa më shumë në shoferin” tha Iley.

“Duke marrë një qasje holistike ndaj shoferit individual dhe duke zbatuar shumë nga ajo që kemi mësuar nga përparimet në hulumtim rreth mirëqenies personale gjatë 10 ose 15 viteve të fundit, ne mund të sigurohemi që klientët tanë të mbeten të rehatshëm, të angazhuar dhe të lajmëruar pas timonit në të gjitha skenarët e vozitjes, madje edhe në udhëtime monotone”.

Sistemi i njohjes së fytyrës do të mbështetet dhe zhvillohet nga zbulimet artificiale më të fundit dhe një sërë kamerash në makinë dhe sensorë biometrikë për të zbuluar sjelljen e shoferit.

Pra, nëse sistemi ndjen se udhëtarët janë të mërzitur, makina do të ndryshojë automatikisht stacionet e radios në diçka më interesante. Ose në qoftë se sistemi merr një ndjenjë se shoferi ka të ftohtë, automatikisht do të ngrejë temperaturën në sistemin HVAC disa gradë.

Me kalimin e kohës, sistemi gjithashtu njoftohet me disa prej këtyre zakoneve dhe sjelljeve dhe i ruan ato si preferenca të personalizuara. /IndeksOnline/