15:51 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

NJSI e Kosovës pjesë e garës ndërkombëtare, synon rangimin në pozitat më të larta

Policia e Kosovës është në mesin e 40 ekipeve nga 30 shtetet që janë duke marrë pjesë në garën ‘Annual Warrior Competition – AWC 2019’ në Jordani, përcjellë Indeksonline.

Në këtë garë, në të cilën Policia e Kosovës është duke marrë pjesë për herë të dytë, është duke u përfaqësuear nga NJSI, apo Njësia Speciale Intervenuese.

Image may contain: one or more people, outdoor and nature

Ky njësit në vitin e kaluar është ranguar në mesin e ekipeve nga 10 shtetet me rezultatet më të mira në garë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në këtë garë janë duke marrë pjesë njësitë elitë policore dhe ushtarake.

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing

“Në këtë garë marrin pjesë njësitë elite policore si dhe ato ushtarake, të cilat garojnë në : Qitje me armë në lëvizje, Qitje me armë në pozicione të ndryshme luftarake,  Marshime me pesha dhe armatim, Snajpim Urban dhe Rural, Vëzhgim dhe Vrojtim, Neutralizim selektiv,  Taktika intervenuese nga vetura, Intervenime në objekte dhe mjete transporti”.

Image may contain: one or more people and outdoor

“Policia e Kosovës me njësinë elite të saj po tregon profesionalizëm dhe rezultate pozitive në fusha të ndryshme karshi policive të shteteve të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë edhe SHBA-të”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/

Image may contain: 8 people, people standing, tree, shoes and outdoor