11:21 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Nju Delhi, kryeqyteti i dhunës seksuale – kushëriri dhunon foshnjen 8 muajshe!

Një vazjë 8 muajshe po lufton me jetën si pasojë e dhunimit që i është bërë nga kushëriri i saj 27 vjeçar, transmeton Indeksonline. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Delhi të Indisë.

Vajza ishte dërguar shpejtë në spital pasi prindërit kur ishin kthyer në shtëpi, e kishin gjetur atë në shtrat të mbuluar në gjak.

Doktorët e kanë operuar për tri orë vajzën e vogël, duke u munduar ta rikuperojnë nga dëmtimet që i kishte shkaktuar sulmi brutal, transmeton Indeksonline.
Kushëriri që ka kryer sulmin është arrestuar dhe mund të dënohen me burg të përjetshëm.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar Komisioni për Gratë në Delhi, e cila edhe ka vizituar foshnjen në spital.

“Më e keqja ka ndodhur”, kishte shkruar ajo në twitter.

Në vitin 2014, ishte një Komitet i Kombeve të Bashkuara që kishte thënë se në Indi një e treta viktimë e dhunës seksuale është i mitur.

Në vitin 2015 ishin raportuar afër 11 mijë fëmijë të dhunuar – kjo sipas Zyrës së Krimeve Nacionale.

Nju Delhi tashmë njihet si kryeqyteti i dhunës seksuale, ku në vitin 2012 lajmi për dhunimin e një studenteje të re kishte bëjë bujë në gjithë botën./Indeksonline/