21:36 / E Diele, 21 Nëntor 2021 / AR

Noizy e qeras vetën me një super veturë, bëhet me ‘Lamborghini’

Ka disa vite që gjendet në skenë, duke u kujdesur që të sjellë hite të mëdha.

Kjo ka bërë që reperi i famshëm, Noizy, të ketë të ardhura të majme nga profesioni i tij, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ai ka vendosur të qeras vetën duke blerë një veturë të tipit ‘Lamborghini’.

Ishte babai i cili i ka dhënë sugjerim që të ketë kujdes.

“Ok ok kujdes dhe e gëzofsh”, ishte mesazhi i tij drejtuar Noizyt.

Gjithashtu reperi ndau një tjetër postim duke prezantuar veturën e tij super luksoze./Indeksonline/