13:21 / E Premte, 20 Maj 2022 / B O

Noizy publikon projektin e ri, është duet

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, ka prezantuar projektin e ri muzikor të quajtur “Warning”.

Ai ka bashkuar forcat me artistin BM dhe kënga e tyre është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Projekti i dyshes së njohur u lansua disa orë më parë në YouTube dhe deri më tani ka arritur mbi 250 mijë klikime.

Të shumta kanë qenë reagimet përkrah këngës së shpërndarë, shumë prej të cilëve kishin komente pozitive.

Miksimi dhe masterizimi i këngës u bë nga Rvchet, kurse për producimin janë përkujdesur: Lazybeyn, JayCactus dhe Bassyy.