22:37 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Nokia Asha 501, smartphone nën 100 dollarë

Nokia Asha 501 -Për t’u përballur me konkurencën e ashpër të iPhone dhe Samsung në tregun e telefonave inteligjentë, kompania finlandeze e prodhimit të aparatëve celularë, Nokia synon masat.

Nokia ka nisur fushatën publicitare të Nokia Asha501, një smartphone që pritet të dalë në shitje në muajin qershor me cmimin prej 99 dollarësh (pa përfshirë taksat që variojnë në vende të ndryshme).

Por përvec cmimit tejet të arsyeshëm, kompania finlandeze sjell një produkt cilësor, praktik dhe që ofron argëtim të garantuar. Ekrani është ndërtuar kundër tendencës së fundit që shkon drejt zmadhimit dhe është 320×240, 133 PPI.

Nokia i kushton rëndësi prakticitetit të krijesës së saj të re. Me një prekje mund të kryesh telefonatë, të hapësh internetin, të shohësh postën apo të luash. Aparati ofrohet në dy mundësi, mono dhe dual sim-card.

Kohëzgjatja e baterisë është në nivele rekord, plot 48 ditë stand by, mbi 7 ditë me 2G dhe mbi 3 ditë me 3G të aktivizuar. Interneti ofrohet edhe nëpërmjet teknologjisë wi-fi. Kamera është 3.15 mp, ndërsa sistemi i operimit është Nokia Asha Platform Software 1.0.

Nokia Asha 210 me nje buton te dedikuar per WhatsApp

nokia lajm-shqipNokia ka vazhduar trendin e saj të hedhjes ne treg te smartphoneve me kosto të ulët, Asha me nisjen e linjes së re QWERTY Asha 210. Duke marrë një sinjal nga HTC ChaCha dhe Salsa,

Nokia ka vendosur një buton të dedikuar rrjeteve sociale, duke ofruar integrimin me Facebook në Europë dhe Amerikën Latine (të ngjashme me Asha 205), ndërsa përdoruesit në

Lindjen e Mesme, dhe Afrike do të jenë në gjendje të përfitojnë nga butoni të ri i Noikas WhatsApp – e cila sipas Nokia e bën atë pajisjen e parë për të ofruar nje funksionalitet të tillë.

Partneriteti i Nokia me WhatsApp do të lejojnë pronarët e Asha 210 të gëzojnë përdorimin pa para te WhatsApp për aq kohë sa ata kenë pajisjen, duke i lidhur ata me pronarët e IOS, Android dhe pajisjeve Windows Phone.

Celulari është në dispozicion në variante me nje karte të vetme SIM dhe përmban një kamera 2-megapixel e cila mund te aksesohet duke përdorur një buton te dedikuar në pjesen e perparme te pajisjes, direkt përballë butonit te Facebook apo WhatsApp (në varësi të rajonit në të cilin është shitur) . Asha 210 do të dale ne treg me një numër të Aplikacionesh dhe shërbimesh të reja /Top Channel

Temat: