19:50 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / Blerim

Nominimet e plota të Golden Globes 2021, gratë regjisore bëjnë histori

Ndarja e çmimeve “Golden Globes 2021”, e cila do të zhvillohet me 28 shkurt kanë bërë përzgjedhjen e nominimeve për ketë vit.


Ndarja e çmimeve po zhvillohen dy muaj më vonë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Kjo është hera e parë në histori ku tri gra janë nominuar për çmimin e regjisores më të mirë për çmimet “Golden Globes 2021”.


Regina King, Chloe Zhao dhe Emerald Fennell, janë nominuar në garë bashkë me David Fincher dhe Aaron Sorkin.

“Mank”, filmi i David Fincher për skenaristin Citizen Kane Herman Mankieëicz, kryeson nominimet e filmit.


“Croën” është shfaqja televizive më e nominuar pavarësisht një grindje se si portretizon Familjen Mbretërore.


Filmi i Sorkin, “The Trial of the Chicago 7” dhe komedia televizive “Schitt’s Creek” ndjekin me pesë nominime secili.

Filmat kryesorë:

“Mank” – 6 nominime
“The Trial of the Chicago 7” – 5 nominime
“The Father” – 4 nominime
“Nomadland” – 4 nominime
“Promising Young Woman” – 4 nominime

Top TV shows:
“The Crown” – 6 nominime
“Schitt’s Creek” – 5 nominime
“Ozark” – 4 nominime
“The Undoing” – 4 nominime
“The Great” – 3 nominime
“Ratched” – 3 nominime.

Lexo edhe:

Indeksonline