Nora, Akili dhe Distria do e përfaqësojnë Kosovën në ‘Grand Slam Paris’
Kosova do të përfaqësohet nga Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi në turneun grand slam në xhudo, i cili do të mbahen javën e ardhshme në Paris të Francës.
Federata e Xhudos e Kosovës (FXHK) njoftoi në ueb faqen e vet se grand slami i Parisit do të zhvillohet më 10 dhe 11 shkurt në “AccorHotels Arena”, ku do të marrin pjesë edhe tre xhudistët tanë.
Ky është njoftimi nga FXHK:
Me daten 10-11 Shkurt ne AccorHotels Arena ne Paris, do te mbahet turneu i xhudos Grand Slam Paris.
Kosova do te perfaqesohet me tre garues:
Distria Krasniqi (52Kg)
Nora Gjakova (57 Kg)
Akil Gjakova (73Kg)
Te tre garuesit do te ndeshen ne diten e pare te garave,te shtunen me 1o shkurt ,kurse shorti i gares do te hidhet me 9 shkurt nga ora 14:00.
Garen mund ta percjellni drejtperdrejte dhe pa pagese ne www.live.ijf.org ose ne www.ippon.tv. /IndeksOnline/