23:59 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shijoni gjitha sukseset e Akilit përmes kësaj video

Xhudisti Akil Gjakova sot ka qenë i papërmbajtshëm në Evropianin U23 që sot u mbajt në Gyor të Hungarisë.

Të gjitha përballjet ai i fitoi me Ippon, dhe momentet më të mira nga luftërat e tij i sjell Unioni Evropian i Xhudos (European Judo Union) përmes një video të veçantë duke çmuar jashtëzakonisht shumë suksesin e Gjakovës.

Përndryshe xhudisti 22-vjeçar kompleton setin e medaljeve në këtë garë, pasi më 2016 kishte rrëmbyer të bronztën, më 2017 të argjendtën, e sivjet mori të artën.“Që fituesi i Grand Slamit të Parisit mori një medalje në Evropianin U23 nuk ishte befasi e madhe. Synimi i tij ishte të kompletonte setin e medaljeve dhe 22 vjeçari nga Kosova e bëri këtë me performanca të jashtëzakonshme.

Kënaquni me momentet më të mira të Akil Gjakovës”, thuhet në postimin e EJU-së.

Për të shënuar këtë sukses Gjakova mposhti me Ippon pesë kundërshtarë. E nisi me serbin Filipovic, më pas e mposhti Schipperin nga Holanda, Sullin nga Italia, në gjysmëfinale e mposhti rumunin Cercea, kurse në finale me një lëvizje të jashtëzakonshme gjunjëzoi xhudistin nga Azerbajxhani Mamadov.

Temat: