13:34 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Nora Gjakova: Medalja më motivon, por qëllimi kryesor mbetet Tokjo

Nora Gjakova arriti që të fitojë medaljen e argjendtë në Lojërat Evropiane të cilat u zhvilluan në Minsk të Bjellorusisë.

Me të arritur në aeroportin e Prishtinës, Nora ka treguar se është shumë e kënaqur që i gjithë kampionati ka ecur siç duhet duke thënë se arsyeja pse ajo humbi ishe që bëri një gabim në fillim.

“Jam shumë e kënaqur që në fund të ditës arrit me kon ne podium edhe pse dëshira ime e madhe ka qenë me qenë kampione evropiane me medalje të artë, pavarësish të gjithave jam e kënaqur që gjithçka ka shku në rregullt. Humba në finale jo që ajo ka qenë më e mirë, por që bëra një gabim në fillim. Por prapë se prapë kjo medalje po më motivon edhe më shumë dhe qëllimi kryesor mbetet Tokjo prandaj veç të vazhdojmë”, ka thënë Nora, transmeton Indeksonline.

Tutje ajo tha se është gëzuar shumë për dy sukseset e arritura edhe nga Majlinda, por edhe nga Loriana.

“Jam g’zu për të dyjat, për Majlindën është medalja e pestë prej kampionateve evropiane dhe është kampione e katërfishtë evropiane dhe për Lorianën ka qenë gëzim i veçantë pasi është medalja e parë dhe jemi g’zu të gjithë si ekipë”, tha ajo./Indeksonline/