08:36 / E Premte, 23 Prill 2021 / OSH

Norvegjia ua huazon Suedisë dhe Islandës mbi 200 mijë doza të AstraZenecas

Shteti i Norvegjisë ia ka dhënë hua Suedisë dhe Islandës 216 mijë vaksina të AstraZenecas. Ky vendim erdhi pasi vendi ka pezulluar përdorimin e tyre.

“Suedia dhe Islanda duan t’i huazojnë dozat e vaksinës të AstraZenecas të cilat ndodhen në Institutin Kombëtar të Shëndetit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Huazimi sipas Euronews, do bëhet për sa kohë që vaksina nuk është në përdorim. Bëhet e ditur se Suedia do pajiset me 200 mijë doza, ndërsa Islanda me rreth 16 mijë.