17:49 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Nota e Rashicës në humbjen ndaj Augsburgut

Augsburgu e ka mposhtur sot Werder Bremenin, me rezultat 2-1.

Bremeni kaloi i pari në epërsi, me autogolin e shënuar nga Tin Jedvaj (23’), por këtë epërsi nuk arriti ta mbrojë, pasi në pjesën e dytë Augsburgu e ndëshkoi me dy gola klubin e Rashicës.

Rashica u vlerësua me notën 6.8.

Në ndeshjet e zhvilluara sot në Bundesligë, Borussia Dortmund e ka mposhtur Union Berlin, me rezultat të thellë 5-0.

Fitore ka shënuar edhe Bayern München, i cili e ka mposhtur Mainz 05 me rezultat 1 – 3.

Bayern Munchen mban pozitën e parë me 42 pikë, RasenBallsport Leipzig është i dyti me 40 pikë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Borussia Dortmund është në pozitën e tretë me 39 pikë. Werder Bremenin mban pozitën e 16-të me 17 pikë