Notat e lojtarëve: Benjamin Kololli më i miri sonte
Kombëtarja e Kosovës e ka regjistruar fitoren e dytë në tri ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.
Skuadra e Bernard Challandes mposhti Maltën me rezultat, 3-1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.
Me këtë fitore, Kosova forcon kreun e tabelës në Grupin 3 me 7 pikë, duke lënë pas Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën, transmeton IndeksOnline.
Dhe tani, WhoScored ka dhënë vlerësimin e saj për lojtarët e paraqitur sonte në fushën e lojës.
Sipas analistëve të saj, futbollisti më i mirë në fushë sonte ishte Benjamin Kololli, i cili u vlerësua me notën, 8.8 pas dy golave të shënuar, transmeton IndeksOnline.
Keq nuk u vlerësua as Vedat Muriqi, i cili shënoi një gol, por humbi shumë raste. Megjithatë, ai mori notën, 7.9.
Më së dobëti te Kosova u vlerësua Samir Ujkani me notën, 6.1 pas atij kordinimit jo të mirë te goli i shënuar nga Malta në minutën e 51-të.
Përndryshe, Kosova ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë të dielën përballë Ishujve Faroe si mysafir./IndeksOnline/