23:16 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / C E

Notat e lojtarëve mes Argjentinës e Meksikës, Messi më i miri

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Argjentinës dhe asaj të Meksikës, ku argjentinasit kanë evituar humbjen.

Pas një ndeshje tejet të zjarrtë në stadiumin “Lusail Iconic”, Argjentina e ka mposhtur Meksikën me rezultat solid 2:0.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi superylli, Lionel Messi i cili shënoi në minutën e 64’ të ndeshjes për ta kaluar Argjentinën në epërsi.

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes e shënoi Enzo Fernandez, i cili vulosi rezultatin final 2:0 në minutën e 87’, pas një asistimi nga Lionel Messi.

Sigurisht, lojtari më i mirë i ndeshjes ishte superylli, Lionel Messi i cili u vlerësua me notën më të lartë (8.2), kurse më i dalluari te Meksika ishte Andres Guardado me notën (6.6).

Në anën tjetër, lojtari me notën më të dobët të ndeshjes ishte portieri meksikan, Guillermo Ochoa (5.5).

Më poshtë mund të gjeni notat e lojtarëve si dhe statistikat e ndeshjes.

This image has an empty alt attribute; its file name is Notat-messi-argjentina.png