18:29 / E Diele, 23 Shtator 2018

Futen në ujë akull lakuriq, po e bëjnë për bamirësi

Notimi i zhveshur vjetor mbahet në Druridge Bay, Northumberland dhe kjo realizohet për të mbledhur para për bamirësi.

Qindra njerëz guximtarë morën pjesë në notin në ‘ujërat e ngrirjes’ të Detit të Veriut krejtësisht lakuriq, transmeton Indeksonline.

Rreth 600 u rreshtuan në Druridge Bay, të rinj dhe të vjetër ashtu si i fali natyra dhe nuk e ndalnin buzëqeshjen, gjersa temperatura e ujit ishte tejet e ulët.

Gjithkush që merr pjesë paguan një tarifë të hyrjes për organizatën bamirëse për shëndetin mendor ‘MIND’.

Kostumet dhe këpucët për larje janë të lejuara. Por, shumica hyjnë në det krejtësisht të zhveshur.

Organizatorët thanë se ngjarja këtë vit kishte shënuar pjesëmarrjen më të madhe ndonjëherë, ndërsa 200 persona më shumë se vitin e kaluar u vërsulën në det.

Që nga viti 2012, ‘North East Skinny Dips’ kanë rritur shumën për më shumë se £ 30,000./Indeksonline/.

Mos i humb