23:08 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bleona flet për ngrirjen e vezëve, do t’i dhurojë për bamirësi për ata që s’kanë fëmijë

Për këngëtaren Bleona Qereti karriera ka qenë gjithnjë prioritet. Lajmi se këngëtarja ka ngrirë vezët për të mos humbur mundësinë për t’u bërë nënë bëri bujë në rrjetet sociale dhe u komentua gjatë.

Por sot e ftuar në “Xing me Ermalin” këngëtarja tha se nëse do gjejë një partner dhe do lindë në mënyrë natyrale një fëmijë, vezët e saj do t’i dhurojë për çiftet të cilët nuk kanë mundur të kenë fëmijë.