18:28 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

“N’shishe i ki t’fala, kujtimet i merr vala, lundro pa mu”

Te enjten e kaluar tre reperët e talentuar kosovar, Ledri Vula, Mc Kresha e Lyrical Son lansuan bashkëpunimin e tyre “Menemadhe” një këngë që qysh me të dëgjuarën e parë u bë ‘magnet’ për shumë kënd.

Treshja jo vetëm që sollën ritëm, e një videoklip fantastik të realizuar në Ulqin, por edhe vargjet e tyre erdhën me plot ngjyrë e domethënie, shkruan Indeksonline.

Është Ledri ai që së fundmi në llogarinë Instagram ka ndarë me adhuruesit e tij një fotografi të shkëputur nga pjesa e tij e klipit në fjalë.

Buzë detit ku shihet një shishe, ai duket kaq i ëmbël romantik, ndërsa sjellim vargjet e tij:


Ki mendu që shkon te pllazha me numru guaca, po jo pa mu!

N’shishe i ki t’fala, kujtimet i merr vala,lundro pa mu.

Ti m’ke thy e un t’kom kthy, po s’na ka ec. Na ka met veç prej larg me u përshëndet.

Ty t’kom prish une, mu m’ki prish ti. Ti sëm merr seriozisht e as unë ty jo n’shpi.

Ti m’ki kqyr si gjysë e 1 e gjysë ti. Unë n’shpi n’2 e gjysë, e n’3 e gjysë ti.

Tu jetu si n’andërr, pamjen bardh’ e zi, qysh mu ndreq’ na dy, kur je idhnu veç ti? Qysh mu ndreq’ na dy… Kur je idhnu veç ti?