20:54 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nuhiu deklarohet pas humbjes nga Prishtina

Drita nuk ia ka dalë të marrë pikë në përballjen e javës së 11-të me Prishtinën.

Skuadra gjilanase është mposhtur në stadiumin Fadil Vokrri me rezultat minimal nga Prishtina.

E pas ndeshjes trajneri Ardian Nuhiu ka folur për paraqitjen e futbollistëve të tij, duke treguar për problemet që kishin.

“Personalisht jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Kjo ishte arma jonë e vetme, angazhimi. Ishte një ndeshje e luftuar nga dy skuadrat, ku një mos koordinim në repartin e mbrojtjes në fund na kushtoi”, deklaroi Nuhiu për Super Sport Kosova.

“E kishim përgatitur ekipin në mënyrë të tillë, pasi që kishim mungesa të shumta. Jemi munduar që të dalim shpejtë në kundërsulme, por nuk arritëm të realizonim këtë gjë”.

“Kishim edhe disa futbollistë që kishim futur të lëndua në lojë, të cilët sakrifikuan duke luajtur pa qenë gati”, tha Nuhiu.

“Krijuam shumë pak në këtë takim, ndoshta edhe për shkak të meritës së kundërshtarit”, përfundoi Ardian Nuhiu.

Drita pas 11 javëve të para në elitën e futbollit kosovar zë pozitën e tretë në tabelë me 21 pikë të tubuara./Indeksonline/