16:20 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Nuhiu: Jam i lumtur me fitoren, do ishte mëkat nëse nuk do ta fitonim këtë takim

Tashmë ka përfunduar takimi i mbetur i xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll ai ndërmjet Dritës dhe Trepçës ’89.


Këtë takim e fitoi Drita me rezultatin minimal në 1:0, falë golit të, Betim Haxhimusës që e shënoi në minutën e 59’të të takimit, shkruan IndeksOnline

Pas fitores foli edhe tekniku i Dritës, Ardian Nuhiu, ku e cilësoi këtë ndeshje si të mirë dhe se shprehet i lumturë që fituan.

“Jam i kënaqur me fitoren por që do të ishte mëkat nëse nuk do ta fitonim ndeshjen”, ka deklaruar Nuhiu.

“Pasi kemi mundur të konkretizojmë edhe më shumë, por kemi mundur edhe të rrezikojmë ta humbim ndeshjen, pasi mysafirët në disa kundërsulme kanë qenë të rrezikshëm”, shtoi ai.