15:00 / E Martë, 05 Tetor 2021 / OSH

Nuhiu nuk është në ‘rrezik’ për shkarkim, pret kthimin e dy futbollistëve nga lëndimi

Skuadra e Dritës nuk din për fitore në 3 ndeshjet e fundit në Superligë, me dy humbje dhe një barazim.

Mirëpo, sipas Sport Focus pavarësisht rezultateve atmosfera në kampin bardhëekaltër është e mirë dhe nuk po mendojnë për largimin e trajnerit Ardian Nuhiu.

“Intelektualët” po prësin rikhtimin e sulmuesve Marko Simonovski dhe Arbnor Muja, të cilët munguan në  ndeshjen e fundit dhe që kanë rol kryesor në skuadër.