16:32 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Nuk arrin të caktohet seanca për buxhetin, mungon kuorumi

Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të caktoj seancën e radhës që ka të bëjë me miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Sipas nënkryetarit të saj, Xhavit Haliti një gjë e tillë është bërë për shkak se nuk kanë pasur kuorum, pasi kanë munguar një pjesë e anëtarëve të kryesisë, shkruan Indeksonline.

“Meqenëse, komisionet parlamentare akoma nuk e kanë shqyrtuar projektbuxhetin për vitin 2018, ne nuk kemi arritur që ta shqyrtojmë sot buxhetin, por është edhe një problem tjetër për shkak se kuorumi që duhet të jetë i Kryesisë nuk ishte i plotë, për arsye se kanë munguar disa nga anëtarët e kryesisë dhe mbledhja u shty për nesër në ora 14.00”, ka thënë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Haliti.

Ndryshe, në këtë seancë e cila pritet të caktohet do merr pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili do t’u drejtohet qytetarëve nga Kuvendi me rastin e fund vitit./Indeksonline/