15:59 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nuk dëgjon, nuk arriti të ndjekë shkollimin por këndon në mënyrë të përkryer

Një vajzë jashtëzakonisht e talentuar nga Filipin ka fituar miliona përkrahës në të gjithë botën pas publikimit të një video në internet teksa ajo interpretonte këngën e Whitney Houston ‘I will always love you’ dhe disa këngë të tjera.

Elsie, e cila jeton në një fshat peshkimi të vogël të Filipinës është e verbër dhe nuk ka qenë kurrë në gjendje të ndjekë shkollimin, transmeton Indeksonline.

Por, pavarësisht se nuk fliste ndonjë fjalë prej gjuhës angleze, ajo mësoi tekstet e këngëve të preferuara të saj pop-ndërkombëtare, dhe i shfaqi ato në mënyrë të përkryer./Indeksonline/