08:46 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Nuk do ta besoni sa kile janë Xhesika Berberi dhe Kejvina Kthella

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, si kurrë më parë, Xhesika Berberi është peshuar para kamerave duke zbuluar kështu peshën e saj reale e për të cilën modelet komentohen shumë.

Ermali i nxori Xhesikës një peshore dhe pasi u peshua tha se ajo peshon 52 kilogram. “S’jam aq, e paske peshoren me hile, nuk llogaritet kostumi, uji që kam pirë”, tha Xhesika duke treguar se peshon edhe më pak se kaq.

“Si ka mundësi, 52 kile Xhesika, 80 kile Kejvina”, tha Ermali me humor. “80 kile je ti Ermal se unë jam 60 kile. Bëj palestër, ushqehem mirë. Plas nga inati”, ndërhyri Kejvina duke zbuluar edhe ajo peshën e saj.