17:34 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nuk do ta besoni sa kilometra ka vrapuar kolosi Vedat Muriqi!

Goli i Vedat Muriqit kundër Denizlispor, ishte i vlefshëm 3 pikë për skuadrën turke Fenerbahçe, që arriti të fitonte ndeshjen 2-1.

Megjithatë, goli nuk është produkti i vetëm më të cilin mund të jenë të kënaqur drejtuesit e Fenerbahçes.

Sulmuesi kosovar ishte jashtëzakonisht aktiv dhe përfundoi ndeshjen si futbollisti i dytë që ka vrapuar më së shumti.

Gjatë 90 minutave ai përshkoi saktësisht 10km e 880 metra, shkruan Indeksonline.

Në futbollin modern, rrallë herë mund të rastisësh që qendër-sulmuesi të vrapoj aq shumë.

Për këtë dhe shumë arsye tjera, Vedat Muriqi ka rrëmbyer zemrën e miliona tifozëve të Fenerbahçes.

/Indeksonline/