18:18 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nuk do të keni më qime nën lëkurë; 3 mënyrat më funksionale për të shpëtuar njëherë e mirë

Ndonjëherë qimet nuk rriten ashtu si duhet. Majë e tyre vendos të kthehet dhe të rritet përsëri poshtë nën lëkurë, duke krijuar një zonë të lënduar, të infektuar. Në përgjithësi, qimet që rriten në brendësi nuk kërkojnë kujdes mjekësor, por ato mund të jenë mjaft të pakëndshme.

Ka disa mënyra të padhembshme që ju mund të kujdeseni për to dhe në shtëpi:

Me ngrohje: Një mënyrë e shkëlqyer për të nxjerrë qimet në sipërfaqen e lëkurës është me një kompresë të ngrohtë, sipas Medlicker.com. Përdorni një peshqir të butë dhe ngroheni me një hekur ose në ujë të ngrohtë. Aplikojeni në intervale 10-minutëshe, tre deri në katër herë në ditë.

Skrab: Një tjetër mënyrë për të ndihmuar në heqjen e qimeve është përmes skrabit, thotë Medical Neës Today. Mund të bëni një pastrim të trupit me 1 filxhan kafe, 1 filxhan sheqer, 1/2 filxhan vaj kokosit, 1/2 lugë kanelle dhe 1 lugë gjelle vanilje. Shkrihet vaji i kokosit në tigan dhe lijeni të ftohet.  Shto pjesën tjetër të përbërësve dhe vazhdoni me skrabin.

3. Vaji i pemës së çajit. Pema e drurit të çajit punon si një antiseptik dhe mund të ndihmojë me heqjen e flokëve nën lëkurë. Home remedy Hacks kombinon 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 3 lugë vaji të pemës së çajit së bashku. Masazhoni në zonën e prekur dhe lëreni për 10 deri 15 minuta para se ta lani. Përsëriteni procesin tri herë në ditë derisa flokët nën lëkurë të zhduken.