22:32 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Nuk do të ketë motor me gjashtë cilindra për 2020 Range Rover Evoque

Ndoshta nuk është aq e dukshme, por Land Rover Range Rover Evoque është ri-dizajnuar komplet për modelin e 2020-ës.

Pavarësisht stilit evolucionar të modelit, Land Rover thotë se pjesa e vetme që nuk ka ndryshuar janë varëset në dyert e crossoverit.

Ky është një lajm i mirë për modelin më të vogël të Range Rover, i cili ka një shasi të ngjeshur dhe kabinë të izoluar që kanë lënë mbresa të mira tek përdoruesit.

Fuqia vjen nga një nga dy motorë me turbo 2.0-litër, secila prej të cilëve prodhon 246 kuaj fuqi dhe 296 kuaj fuqi.

Nuk e dimë ende nëse Land Rover ka në plan të sjellë Range Rover Evoque me më shumë fuqi. Por dimë që nëse kompania vendos diçka të tillë, nuk do të jetë motori më i ri i Land Rover, me induksion të forcuar 3.0-litër me gjashtë cilindra në një vijë.

“Motori i Evoque është tërthor, prandaj shasia nuk lejon të ketë një motor gjatësor,” tha Dave Larsen, drejtor i planifikimit të produktit të kompanisë, në lidhje me motorin me gjashtë cilindra në një vijë.

Kjo do të thotë se ky motor është i limituar vetëm për disa automjete si Discovery, Range Rover, dhe Range Rover Sport, ku ky i fundit është i vetmi që po përdor këtë motor aktualisht.

Edhe pse ëndrrat tona për një Evoque me gjashtë cilindra u shuan, përsëri kemi shpresën që Land Rover do të sjellë një Evoque me më shumë se 300 kuaj fuqi.