20:18 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nuk do të ketë zgjedhje të reja, kështu thonë analistët

Kërcënimet me zgjedhje të reja të Vetëvendosjes, nuk po i duken reale analistit, Astrit Gashit.

Për këtë njohës të rrethanave politike në Kosovë, ky qëndrim i partisë që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit është më shumë garë për rritjen e pazarit në koalicion me LDK-në.

As analisti tjetër, Ramush Tahiri nuk i sheh si zgjidhje të ngërçit votimet e reja. Sipas tij, zgjedhjet, pa reforma zgjedhore, do të sillnin një rezultat që mund të jetë i përafërt me atë të 6 tetorit.