Nuk e bën shteti, por shikojeni si e bëjnë banorët këtë vend shqiptar të vjetër për turistët
Banorë të Thethit Tropojës, gjithashtu edhe të ardhur nga Tirana, Vlora dhe Kukësi, kanë bashkuar të gjithë forcat për të realizuar diçka që shte vetë nuk e bën.
Janë me dhjetëra banorë me mjete rrethanore kanë nisur punimet për të hapur një nga shgjet më të vjetër dhe të bukur për turistët që lidh Valbonën me Thethin. Madje edhe vetë banorët zonës e kanë përdorur këtë shteg deri para 15 vitesh por tashmë ky shteg ishte bërë i rrezikshëm për kalimtarët dhe për kuajt që transportojnë çantat dhe valixhet apo ushqimet e turistëve.
Të gjendur në këtë gjendje, me një nismë krejt vullnetare dhe shëmbullore, këta banorë marrin vetë në dorë që të lehtësojnë sado pak kalimin në këtë shteg që ka për t’i sjellë frytet e kësaj pune, në vazhdim, duke sjellë më tepër turistë të kënaqur nga vendet e mrekullueshme që ofron kjo zonë e Shqipërisë.
Atë që shte nuk e bën me taksat tona, e bëjnë vetë banorët pa kosto fare, veçse krahë pune dhe vullnet të hekurt të ushqyer nga dashuria për vendin.
Foto ilustuese: