16:20 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

“Nuk e di si do t’a ndali Messin”

Menjëherë pas ndeshjes kundër Portos, të cilën Liverpool e përfundoi në mënyrën më të mirë, me një rezultat bindës 1-4, lojtarët e Klopp filluan të mendojnë për Barcelonën.

Dhe një nga të parët që bëri deklaratë rreth gjysmëfinaleve ishte qendërmbrojtësi më i shtrenjtë në histori, holandezi Virgil van Dijk.
Shqetësimi i tij më i madh, natyrisht, është mënyra se si ata do të përpiqen të ndalojnë Leo Messin, të cilin ata e konsiderojnë rrezikun më të madh të Barçës.

“Si do ta bëjmë atë (për Messin)? Nuk kam asnjë ide, do të shohim, të gjithë duhet ta bëjmë”, tha ai fillimisht.

Edhe më reflektues, qendëmbrojtësi pohoi se “nuk duhet të markohet një kundër një, nuk duhet të jetë vetëm me një lojtar, e vetmja mënyrë për të mbrojtur mirë është ta bëjmë të gjithë së bashku”.

Në fund, holandezi i tha Viasport Footbal se ndalimi i Messit “do të jetë i vështirë, sepse ai është lojtari më i mirë në botë”. /IndeksOnline/