23:51 / E Martë, 07 Korrik 2020 / C E

Nuk e ka menduar as në ëndrrat më të bukur, Milani i madh bën përmbysjen e vitit

Milani ka shënuar fitore të madhe në “san Siro” në sfidën ndaj Juventusit.

Rosonerët mposhtën Zonjën e Vjetër me rezultat 4-2 në një ndeshje shumë të bukur sidomos në pjesën e dytë.

Juve ia filloi mirë pjesës së dytë duke shënuar dy gola të shpejtë, shkruan Indeksonline.

Fillimisht Rabiot në minutën e 47-të e më pas edhe Ronaldo në minutën e 53-të krijuan epërsi të dyfishtë.

Por Milani bëri përmbysjen e çmendur duke rikthyer rezultatin për pesë minuta.

Ibrahimovic nga penalltia në minutën e 62-të, Kessie në minutën e 66-të dhe Leao në minutën e 67-të përmbysen rezultatin.

Golin e përfundimtar për rosonerët e shënoi Rebic në minutën e 80-të të ndeshjes.

Kjo është fitorja e parë e Milanit pas 14 ndeshjesh përball Juventusit.

Juventus mbetet në vendin e parë me 75 pikë derisa Milani në vendin e pestë me 49 pikë por 14 më pak se Atalanta në vendin e katërt. /IndeksOnline/