10:48 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / AR

“Nuk e mora vizën për Amerikë, shumë para s’pata mundësi t’i marr”, Labi e fshin postimin pak minuta pas publikimit

Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri – Labi, ka nisur t’i mbajë mbrëmjet muzikore jashtë Kosovës.

Ai është mjaftë i kërkuar nga bashkatdhetarët, për të cilët kujdeset të krijojë atmosferë të paharrueshme, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ai ishte i rezervuar për të mbajtur një koncert në Amerikë, por që nuk ka mundur të marrë pjesë sepse nuk i është dhënë viza. Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Këngëtari duket se u bë pishman për këtë shkrim, të cilin e fshiu pak minuta pas publikimit.

NUK MË ËSHTË BERË VIZA PËR NË AMERIKË, e me ju than të drejtën shumë para nuk pata mundesi që ti marrim ku secili nga ne duhet të punojmë, ama prap vlen qē ne këtu e ata shqiptar atje në Usa e ku do që jemi, të jemi shendosh e mirë se paraja vjen e shkon e shendeti është mbi të gjitha”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Miremengjesi të dashur qytetarë!

Si do që ju ka shkuar ky vit, shpresoni gjithmonë në ate që quhet pak mundesi nga dhuratat e Zotit, e që ajo dhurat quhet shendeti.

NUK MË ËSHTË BERË VIZA PËR NË AMERIKË, e me ju than të drejtën shumë para nuk pata mundesi që ti marrim ku secili nga ne duhet të punojmë, ama prap vlen qē ne këtu e ata shqiptar atje në Usa e ku do që jemi, të jemi shendosh e mirë se paraja vjen e shkon e shendeti është mbi të gjitha.

Pra ky mesazh vlen për Rininë dhe biznesmenët që në rastëse nuk ju shkojnë punet si duhet, mos ti qoni shpirtit veshtersira pse nuk i morrem ato para apo këto të cilat i planifikuam, se pas tyre do te vijne ditë edhe me te mira këtë u’a deshmojë sa herë qē me kanë ndodhur nje gjë e till!

Ndoshta ai rrisk i parave është drejtuar për ndonjë njeri tjetêr si dhuratê nga Zoti, sepse Zoti e di me mirë se kujt ti dhuroj sot, e kujt nesër..!

Ju dua shumë e Zoti ju bekoftë,

LABI🤝❤️🙏🏻”./Indeksonline/